FIFA ka filluar procedurat disiplinore ndaj Luis Suarez, pas kafshimit që i bëri Giorgio Chiellinit. Sulmuesi i Liverpoolit, i cili edhe në të kaluarën ka bërë veprime të këtilla, kafshoi shpatullën e mbrojtësit italian në ndeshjen ndërmjet Azzurrëve dhe Uruguait.
Futbollisti i Juventusit ia tregoi shenjat arbitrit, mirëpo ai nuk mori ndonjë veprim për përjashtimin e 27-vjeçarit nga loja.
FIFA ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës njofton se kanë filluar hetimet dhe njëherësh ka kërkuar dëshmitë e Suarez apo Federatës Uruguaiane të Futbollit.
Nëse shpallet fajtor, për Suarez do të përfundojë Kampionati Botëror dhe ai mund të suspendohet deri në 24 ndeshje moslojë.
Wednesday, 25 June 2014 13:11