Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë.
Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet nga Chelsea pas rezultateve të dobëta të skuadrës këtë sezon.
Por, vetëm disa muaj më parë presidenti i ekipit londinez, Roman Abramovich kishte refuzuar një ofertë të majme nga Monaco për strategun portugez, përcjell gazeta Express.
Klubi nga Ligue 1 kishte ofruar 50 milion euro Chelseas për ta liruar Mourinhon, por Abramovich kishte kërkuar 100 milion.
Këtë e ka konfirmuar biznesmeni italian, Alessandro Proto, i cili është aksionar në skuadrën Monacos, raporton Goal.com.
“Ne ofruam 50 milion ta kem trajnerin menjëherë. Por, Chelsea kërkoi 100 milion dhe kjo shifër ishte e ekzagjeruar”, ka deklaruar Proto.
Tash mbetet të shouhet nëse Abramovich do ta mbajë edhe më tutje Mourinhon, apo do t’ia tregoj derën nëse nuk i fiton dy ndeshjet e radhës ndaj Dynamo Kyiv dhe Stoke Cityt. /Express/
Wednesday, 04 November 2015 08:18