Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema.
Real Madrid është kualifikuar nga fazën e grupeve e Ligës së Kampioneve pas fitores ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 1:0.
Por, Kampioni i Francës ka dominuar këtë takim duke i dhen leksione ekipit të Rafa Benitezit, i cili është kritikuar nga tifozët për lojën që po aplikon.
Megjithëkëtë, trajneri spanjoll beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të Gareth Bales e Karim Benzemas në skuadër.
“Ne jemi të kualifikuar kështu që jemi të lumtur. Ekipi është ende duke u përmirësuar pasi lojtaret janë ende duke u rikthyer nga lëndimi”, ka deklaruar Benitez pas ndeshjes.
“Ne do të jemi më të fortë kur do të na rikthehn lojtarët e lënduar. PSG është një ekip të fortë. Ne kemi fituar dhe kemi vuajtur, por ne jemi në krye të grupit pa pësuar gol. Kjo është një gjë pozitive kundër një kundërshtari të vështirë”, ka përfunduar ai.
Wednesday, 04 November 2015 09:35 