Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi
Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i cili ishte përballur disa herë me boksierin shqiptar, Luan Krasniqin, ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi.
Luan Krasniqin, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhimbjen ndaj tij duke thënë se ishte një person i mrekullueshëm me zemër të madhe, shkruan arbesh.info.
“Lajmi për vdekjen e boksierit të njohur dhe njeriut të mrekullueshëm Sinan Samil Sam, më pikëlloi. Ai ishte disa herë kundërshtar imi në ring, por gjithnjë shok i mirë dhe fisnik. U njohëm që në vitin 1994 dhe, në ring u takuam dy herë gjate boksit amator dhe një herë në atë profesional. Ishte njeri me veti të larta dhe zemër të madhe dhe e kujtoj me respekt të veçant. Familjarëve u shprehi ngushllimet e mia duke u dëshiruar forcë dhe durim në këto çaste të vështira”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Sinan Samil Sam ishte i martuar dhe ka dy fëmijë. /Express
Friday, 30 October 2015 17:12 
