Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
Përveç tre pikëve për ekipin e tij, Rooney me këtë gol barazon legjendën e klubit të Unitedit, Denis Law me 237 gola të shënuara në këtë fanellë, transmeton Koha.net. Për këtë arritje sulmuesi anglez është shprehur se është i nderuar me këtë arritje.
“Denis Law është një legjendë e klubit dhe të barazojë rekordin e tij është një nder i madh për mua. Kjo ishte një fitore e madhe për, pasi është shumë e vështirë kundër ekipeve që vijnë të mbrohen, por fatmirësisht ne shënuam golin në fund”, ka thënë Rooney.
Monday, 04 November 2019 10:05