Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.
Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg dhe ka përmirësime fare të vogla. Kjo gjë që nuk jep shpresa për një mrekulli.
Kështu shkruan e përditshmja angleze “Daily Express”, që citon një burim pranë familjes së 7 herë kampionit të Formulës 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës, transmeton T.CH.
Ish-piloti gjerman i Ferrarit, sipas gazetës, ende nuk është në gjendje të flasë, të ecë dhe është shumë pak i ndërgjegjshëm për ambientin që e rrethon.
Aktualisht, Schumi ndodhet në shtëpinë në Gland të Zvicrës, ku ndiqet pa pushim nga 15 profesionistë
Wednesday, 23 September 2015 12:43