Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të siguruar trofeun e “Roland Garros”. Tenistja amerikane ka mundur në sy sete (6-4, 6-4) në finale rusen Maria Sharapova, duke çuar në 13 ndeshje radhazi pathyeshmërinë përballë rivales së saj.
Në fakt Sharapova është munduar me të gjitha forcat të përmbyse tendencën që e sheh vetëm të humbë përballë Serena Uilliams që nga viti i largët 2004. Por amerikania ka kaluar momentet më të vështira të ndeshjes duke shpalosur në perfeksion shërbimet e saj të pandalshme me shpejtësi që i afroheshin 200 km/orë.
Ky ishte suksesi i dytë në “Roland Garros” për Uilliams, ndërsa i pari ishte 11 vite më parë, kur mundte në finale motrën e saj Venus. Me këtë trofe, ajo ka çuar në 16 numrin e sukseseve në turnetë “Grand Slam”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 June 2013 22:08