Kili është ngjitur në vendin e katërt në renditjen e grupit kualifikues të Botërorit 2014 për Amerikën Latine, pas suksesit 2-1 ndaj Paraguait. Eduardo Vargas dhe Arturo Vidal ishin golashënuesit për Kilin, që me këtë sukses mbërriti të kapërcente Uruguain dhe të zaptonte atë që është vendi i fundit që të siguron kualifikimin direkt në aktivitet.
Ndërkohë, ndeshja mes Argjentinës dhe Kolumbisë, dy skuadrave më të forta të Amerikës Latine, përfundoi në barazim 0-0, ndonëse zhvilluan një takim shumë argëtues. Argjentina mbetet në kreun e grupit me 25 pikë në 12 ndeshje, e ndjekur nga Kolumbia me 20, që ka një golaverazh më të mirë se Ekuadori i vendit të tretë, i mundur 1-0 në Peru në takimin e mbrëmshëm. (LajmeShqip.com)
Botërori 2014
Zona e Amerikës Latine
Bolivi-Venezuela 1-1
86’ Kampos / 58’ Arango
Argjentinë-Kolumbi 0-0
Paraguai-Kili 1-2
88’ Santa Kruz / 41’ Vargas, 56’ Vidal
Peru-Ekuador 1-0
11’ Pizarro
Renditja: Argjentina 25 pikë, Kolumbi 20, Ekuador 20, Kili 18, Venezuela 16, Peru 14, Uruguai 13, Bolivi 10, Paraguai 8.
Saturday, 08 June 2013 10:55