Barcelona është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Valencias, pas një ndeshje ku vendasit mund të kishin marrë më shumë, pasi krijuan shumë raste të rrezikshme dhe u deshën disa pritje spektakolare të Valdes në fundin e takimit për më mos lënë ekipin e tij të largohet pa pikë nga “Mestaja”.
Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Banega, i vëmendshëm për të përfituar nga një largim i pasigurt i topit nga Pike. Por pak minuta më vonë, rezultati barazohet nga penalltia e fituar nga Pedro dhe e transformuar saktësisht nga Lionel Mesi.
Valencia nuk dorëzohet dhe luan si e barabartë me Barcelonën, falë edhe një presingu të vazhdueshëm që nuk i dha mundësinë katalanasve të zhvillonin për një kohë të gjatë lojën e tyre me mbajtje të theksuar të topit dhe shumë pasime.
Ndeshja mbyllet 1-1, por më shumë se rezultati, ka rëndësi fakti se Barcelona ka fituar vetëm 2 nga 5 ndeshjet e fundit dhe po shfaq shenjat e para të një krize në lojë dhe në rezultate. Kjo mund të penalizojë katalanasit, jo aq shumë në kampionat ku ka krijuar një avantazh shumë të thellë ndaj ndjekësve, sa në turnetë e tjerë ku merr pjesë, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 25 / Rezultatet
Malaga-Real Saragoza 1-1
23’ (p) Isko / 13’ Helder Postiga
Sevilja-Rajo Vajekano 2-1
45’ Rakitiç, 54’ Negredo / 51’ (p) Dominguez
Valencia-Barcelona 1-1
33’ Banega / 39’ (p) Mesi
Sunday, 03 February 2013 21:31