Real Madrid vazhdon të tregohet dominues në derbin e Madridit, ndërsa ka lënë në fuqi shifrën e bujshme të 14 viteve radhazi pa fitore në derbi të Atletiko Madrid. Skuadra e Murinjos, edhe pse më shumë me mendjen te ndeshja e mesjavës në Ligën e Kampioneve, ka fituar 2-1, duke arritur të mbrojë njëkohësisht edhe vendin e dytë në renditje.
Në fakt ishte Atletiko që kaloi në avnatazh i pari me anë të Falkao, por një autogol i pafat i Huanfran pas një harkimi të Di Maria solli shpejt barazinë në shifra. Në pjesën e dytë, edhe pse ishte Atletiko që kërkoi dhe iu afrua më shumë golit, ai erdhi nga këmbët e Di Marias, që i dha suksesin e radhës skuadrës së Murinjos.
Madrielënt kanë 6 pikë diferencë nga rivalët e qytetit, ndërsa janë 11 pikë pas Barcelonës që vazhdon të kryesojë në një tjetër natë rekordesh për Mesin, edhe pse nuk arriti të fitonte përballë Atletik Bilbaos. Vendasit e drejtuar nga Bielsa kaluan në avanatzh me Susaeta, por aktivizimi i Lionel Mesit në pjesën e dytë të ndeshjes ktheu plotësisht ekuilibrat e ndeshjes, pasi argjentinasi shënoi golin e baarazimit ndërsa pak minuta më vonë Sançez kaloi në epërsi Barcelonën. Por një gol i Ander Herrera në minutën e 90-të vulosi barazimin 2-2, i drejtë për atë që u pa në fushën e lojës nga të dy skuadrat.
Duhet theksuar se goli i Mesit ishte i 100-ti në këtë kampionat për Barcelonën dhe i 24-ti që argjentinasi shënoi në këtë kampionat në fushën kundërshtare, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kristiano Ronaldo. Bilanci sezonal i Mesit është 44 gola në kampionat, ndërsa një sezon më parë shënoi 50, një shifër që mud të arrihet përsëri në 5 javët e mbetura. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 33 / Rezultatet
Levante-Selta Vigo 0-1
21’ Fernandez
Atletik Bilbao-Barcelona 2-2
27’ Susaeta, 90’ Herrera / 67’ Mesi, 69’ Sançez
Atletiko Madrid-Real Madrid 1-2
4’ Falkao / 13’ (ag) Huanfran, 63’ Di Maria
Klasifikimi: Barcelona 85 pikë, Real Madrid 74, Atletiko Madrid 68, Real Sociedad 55, Valencia 53, Málaga 50, Betis 48, Rajo Vajekano 46, Getafe 44, Espanjol 43, Sevilja 42, Levante 40, Vajadolid 39, Atletik Bilbao 37, Osasuna 33, Deportivo La Korunja 30, Selta Vigo 30, Granada 29, Majorka 28, Saragoza 27.
Saturday, 27 April 2013 22:22