Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj drejt barazimit të rekordit të 100 pikëve që mbahet nga Real Madrid i sezonit të kaluar. Me suksesin ndaj Espanjol në javën e parafundit, tashmë katalanasve u mbetet vetëm të sigurojnë 3 pikët në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Malagas për të barazuar këtë rekord të kampionatit spanjoll.
Në derbi, skuadra e Vilanovas e ka pasur shumë të thjeshtë, ndërsa ka shënuar në minutat e parë të ndeshjes me anë të Sançez e në fundin e saj ka dyfishuar shifrat me Pedron, pa u vënë thuajse asnjëherë në vështirësi nga vendasit, të cilët shkuan rrallëherë në portën e mbrojtur nga Valdes.
Ndërkohë, Real Madrid është ndalur në një barazim 3-3 në “San Sebastian” përballë Real Sociedad vendas. Skuadra e Murinjos, ndonëse nuk lufton për asgjë tashmë, ka respektuar maksimalisht kampionatin, pasi ka luftuar përballë vendasve të cilët luanin për kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe me këtë barazim kanë humbur pozicionin e katërt në renditje. Vetëm një gol i Ksabi Prieto në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin 3-3 për vendasit, të cilët duhet thënë se dominuan përballë madrilenëve, ku aktivizoheshin shumë prej lojtarëve që kanë qëndruar në stol në pjesën më të madhe të sezonit. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 37 / Rezultatet
Getafe-Rajo Vajekano 1-2
48’ Rafa / 53’ Dominguez, 90’ (ag) Diego Kastro
Valencia-Granada 1-0
60’ Soldado
Osasuna-Sevilja 2-1
63’ Punjal, 79’ Cehudo / 50’ Negredo
Real Sociedad-Real Madrid 3-3
64’ (p), 90’+3’ Ksabi Prieto, 78’ Grizman / 6’ Higuain, 57’ Kajehon, 80’ Khedira
Malaga-Deportivo La Korunja 3-1
45’ Saviola, 65’ Baptista, 80’ Isko / 76’ Salomao
Espanjol-Barcelona 0-2
14’ Sançez, 86’ Pedro
Real Vajadolid-Selta Vigo 0-2
28’ Kabral, 56’ (p) Aspas
Atletiko Madrid-Majorka 0-0
Betis-Real Saragoza 4-0
1’ Ruben Kastro, 17’, 71’ Pabon, 51’ Molina
Atletik Bilbao-Levante 0-1
90’ Huanlu
Klasifikimi: Barcelona 97 pikë, Real Madrid 82, Atletiko Madrid 73, Valencia 65, Real Sociedad 63, Malaga 57, Betis 55, Rajo Vajekano 52, Sevilja 47, Getafe 47, Levante 45, Espanjol 44, Atletik Bilbao 44, Real Vajadolid 43, Osasuna 39, Granada 39, Deportivo La Korunja 35, Selta Vigo 34, Real Saragoza 34, Majorka 33.
Sunday, 26 May 2013 22:36