|
|
Friday, 22 March 2013 21:16 Kualifikimi i Shqipërisë në Botërorin 2014 nuk mund të cilësohet më utopi pas fitores 1-0 të kombëtares shqiptare në Oslo ndaj Norvegjisë vendase. Një sukses i jashtëzakonshëm i kuqezinjve të drejtuar nga De Biasi të cilëve u ka mjaftuar goli i Hamdi Salihit në minutën e 67-të për të ndarë tashmë vendin e dytë me Islandën, vetëm një pikë pas Zvicrës kryesuese që luan nesër ndeshjen e saj.
Kuqezinjtë kanë bërë gjithçka mirë që në fillimin e ndeshjes, ku falë trysnisë së ushtruar në çdo cep të fushës, nuk e kanë lejuar Norvegjinë të shfaqet rrezikshëm para portës së mbrojtur nga Berisha. Për më tepër, rastet më të mira për shënim në pjesën e parë janë në këmbët e kuqezinjve, ku debutuesi Basha kishte një mundësi të artë me një gjuajtje brenda zonës, por dërgon topin jashtë ngjitur me kryqëzimin e shtyllave, ndërsa një roveshatë e Salihit përfundon në duart portierit Jarstein. Rasti i vetëm për t’u përmendur nga Norvegjia është një kundërsulm ku gjuajtja e Abdellaue devijohet jashtë nga Dallku.
Fillimi i pjesës së dytë është më i vrullshëm për miqtë, që kontrollojnë më shumë topin dhe zhvendosin lojën në gjysmëfushën tone. Por në momentin më të mirë të norvegjezëve vjen goli kuqezi, fryt i një skeme perfekte në goditje dënimi. Bulku pason për Salihin, i cili gjuan pa parë portën, por çon topin pikërisht poshtë kryqëzimit të shtyllave, për të ndezur entuziazmin e mbi 3 mijë tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium.
Norvegjia pëson një goditje të rëndë psikologjike nga goli, por me kalimin e minutave e merr veten dhe fillon të rrezikojë gjithnjë e më shumë portën e Berishës, i cili tregohet i jashtëzakonshëm me dy pritje të njëpasnjëshme për të mbrojtur rezultatin. Ndërsa emocionet në fundin e ndeshjes shtohen edhe për shkak të kartonit të kuq të Lilës në minutën e 89-të, por kuqezinjtë rezistojnë edhe me 10 lojtarë në minutat e mbetura, duke marrë këtë fitore historike jashtë fushe.
Falë rezultatit tjetër të bujshëm në Grupin E, ku Islanda ka fituar 2-1 në fushën e Sllovenisë, tashmë duket se kandidatë për të rivalizuar me Zvicrën për kualifikimin në Botërorin 2014 janë pikërisht Islanda me Shqipërinë, që kanë nga 9 pikë, një më pak se helvetët që luajnë nesër ndeshjen e tyre ndaj Qipros. (LajmeShqip.com)
Grupi E
Slloveni-Islandë 1-2
34’ Novakoviç / 55’, 78’ Sigurdson
Norvegji-Shqipëri 0-1
67’ Salihi
Renditja: Zvicër 10 pikë, Islandë 9, Shqipëri 9, Norvegji 7, Qipro 3, Slloveni 3.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »