Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme 5-0 ndaj Valencias që mund të jetë pika e kthesës së këtij sezoni për ekipin madrilen. Në ndeshjen e luajtur në “Mestaja” është shfaqur Reali i vjetër, ai i titullit kampion, që nuk ka pasur mëshirë për kundërshtarin të cilin e shkatërroi që në 45 minutat e para.
Goli i parë ka ardhur në minutën e 9-të, me autor Higuain, i cili çliron skuadrën e Murinjos nga trysnia. Më pas, protagonist bëhet Kristiano Ronaldo, i cili fillimisht jep pasimin e golit të dytë për Di Maria, e më pas shënon vetë një dygolësh të shpejtë. Pjesa e parë vuloset me golin e pestë, që vjen përsëri nga këmbët e Di Maria.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat duket se janë pajtuar me këtë rezultat dhe minutat e mbetura shërbejnë vetëm që publiku vendas të vërshëllejë dhe të kërkojë largimin e presidentit Lorente.
Me këtë sukses, Reali ka arritur të kthejë në 15 pikë diferencën me Barcelonën, ndërsa Atletiko Madrid është ende 7 pikë larg, pasi ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Levantes. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 20 / Rezultatet
Osasuna-Deportivo 2-1
26’ Sola, 61’ Nino / 90’ Kamunjas
Real Vajadolid-Real Saragoza 2-0
12’ Havi Guerra, 74’ Oscar Gonzalez
Atletiko Madrid-Levante 2-0
32’ Adrian, 60’ Koke
Valencia-Real Madrid 0-5
9’ Higuain, 34’, 45’ Di Maria, 36’, 41’ Kristiano Ronaldo
Sunday, 20 January 2013 23:06