Real Madrid ka bërë provat e përgjithshme për sfidën e vështirë të Ligës së Kampioneve të mesjavës kundër Mançester Junajtid duke fituar lehtësisht 4-1 ndaj Seviljes. Skuadra e Murinjos, edhe pse ky i fundit kishte lënë pushim dy elementë kyç të skemave të tij si Ozil e Khedira, ka funksionuar mirë këtë radhë, duke shfrytëzuar formën e jashtëzakonshme që po kalon Kristiano Ronaldo.
Portugezi ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes me tre gola të njëpasnjëshëm pas avantazhit të sigluar nga Benzema, duke vendosur rezultatin e sfidës dhe entuziazmuar publikun e pranishëm në “Santiago Bernabeu” që ka harruar plotësisht kontestimet kundër tij.
Duhet theksuar se në këtë ndeshje, në formacionin madrilen është kthyer edhe Rikardo Kaka, i cili ka shfaqur një formë mjaft të mirë, sidomos në pjesën e parë.
Ndërsa po aq i rëndësishëm duket fakti se Murinjo vazhdon t’i besojë portierit Diego Lopez, që tregon qartësisht se aktivizimi i Adan kur në radhët e skuadrës ishte Iker Kasijas, ishte thjesht një ndëshkim ndaj kapitenit të Realit dhe nuk kishte shumë lidhje me formën e tij. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 23 / Rezultatet
Majorka-Osasuna 1-1
90’ Geromel / 77’ Lolo
Selta Vigo-Valencia 0-1
90’ Valdez
Levante-Malaga 1-2
27’ (p) barkero / 37’ (p), 47’ Isko
Deportivo-Granada 0-2
45’ (ag) Marçena, 51’ Ighalo
Real Madrid-Sevilja 4-1
18’ Benzema, 26’, 46’, 59’ Kristiano Ronaldo / 87’ Manu
Sunday, 10 February 2013 00:04