|
|
Saturday, 08 December 2012 22:21 Real Madrid ka arritur një sukses të vështirë në fushën e Real Vajadolid, falë dy golave të mesfushorit gjerman Mesut Ozil, i cili ka zgjidhur këtë ndeshje të komplikuar për madrilenët.
Në fakt, vendasit kanë qenë shumë kërkues në fillimin e takimit dhe kanë krijuar vështirësi në portën e Kazijas, duke shfrytëzuar dobësinë më të madhe të madrilenëve, goditjet standarde. Manuço Gonçalves ishte protagonist duke shënuar dy herë, në minutat 7 dhe 22 pas goditjeve nga këndi ku mbrojtja e Realit kaloi në panik, ndërsa përkohësisht rezultatin e barazoi në 1-1 Karim Benzema.
Fatmirësisht, për të zgjidhur ndeshjen mendon Mesut Ozil, i cili para fundit të pjesës së parë gjen barazimin 2-2 pas një kombinimi me Benzema. Gjermani është protagonist edhe i golit të dytë me një goditje dënimi perfekte, që vulosi rezultatin 3-2 të kësaj sfide, ku vendasit luftuan deri në minutën e fundit për të gjetur barazimin e mundshëm.
Tani Real gjendet në kuotën e 32 pikëve, 8 nga Barcelona që luan nesër dhe vetëm 2 nga Atletiko Madrid, edhe ajo me një ndeshje më pak. Madrilenët e Realit kanë vënë si objektiv që para fundit të këtij viti të kalojnë kushërinjtë e Atletikos, në mënyrë që më pas të vihen në ndjekje të Barcelonës të vetëm. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 15 / Rezultatet
Real Sociedad-Getafe 1-1
90’ Karlos Martinez / 86’ Lafita
Malaga-Granada 4-0
27’ Hoakin, 33’ Saviola, 75’ Kamaço, 85’ Santa Kruz
Real Vajadolid-Real Madrid 2-3
7’, 22’ Manuço Gonçalves / 12’ Benzema, 45’, 72’ Ozil
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »