Mark Markez ka treguar se statusi i debutuesit në këtë edicion të MotoGP nuk do ta ndalë atë të kërkojë suksese, ashtu siç ka bërë në vitet e mëparshme në Moto 2 dhe Moto3.
Piloti spanjoll i Honda ka regjistruar pole-position të parë në karrierën e tij në pistën e Austin, duke lënë pas emrat më të njohur të këtij sporti dhe duke treguar se synon që shuam shpejt të ngjitet në majën e podiumit.
Spanjolli regjistroi kohën 2 minuta e 3.021 sekonda, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Dani Pedrosa, i vetmi që dukej në gjendje të rivalizonte me të duke dhënë kohë të ngjashme.
Ndërsa të gjithë motorët e tjerë në pistë kanë regjistruar kohë që kalonin një sekondë diferencë, duke filluar nga kampioni i botës në fuqi, Horge Lorenco me Jamaha, i cili është dashur të kënaqet me vendin e tretë.
Shumë negative ka qenë paraqitja e Valentino Rosit, koha më e mirë e të cilit ka qenë 2.3 sekonda më e ngadaltë se ajo e Markez, ndërsa ka marrë vetëm vendin e 8-të në vijën e nisjes.
Për garën që zhvillohet sot në darkë, duket se dy motorët Honda do të jenë protagonistë për duelin për fitoren, ndërsa do të jetë luftë e ndezur për vendin e tretë në podium. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 April 2013 09:19