|
|
Sunday, 25 November 2012 23:31 Barcelona ka çuar në 11 pikë diferencën me Real Madrid në renditjen e kampionatit, duke treguar një provë force me fitoren 4-0 ndaj Levantes. Suksesi i katalanasve është shumë më domethënës, pasi në fushë kanë rreshtuar si titullarë për herë të parë në historinë e tyre 11 lojtarë që kanë dalë nga “La Masia”, akademia e famshme e tyre që prodhon talente të panumërt.
Në një ndeshje të dominuar nga ekipi katalanas, gjithçka është vendosur në fillimin e pjesës së dytë, kur brenda më pak se 20 minutash janë shënuar të katër golat. Andres Iniesta ka qenë i shkëlqyer me pasimet për dy golat e Mesit dhe golin e Fabregas, ndërsa ka gjetur edhe vetë rrugën e rrjetës.
Ndërkohë, Mesi me dygolëshin e tij të radhës, ka çuar në 82 shifrën e golave të shënuar në vitin kalendarik 2012, vetëm 3 larg rekordit të Gerd Myler që duket se nuk do të vonojë të thyhet përballë talentit argjentinas.
Atletiko Madrid vazhdon të mbetet ndjekësi më i afërt i katalanasve, edhe pse drejtuesit e kësaj skuadra insistojnë se nuk luftojnë për titull por vetëm të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Këtë radhë, skuadra e Simeones ka shkatërruar Valencian me rezultatin 4-0, duke bërë të qartë se dëshiron të fitojë të ashtuquajturin “La Liga tjetër”, për t’u renditur në vendin e tretë pas Barcelonës e Real Madrid, ndonëse këta të fundit aktualisht janë poshtë tyre në renditje. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 13 / Rezultatet
Espanjol-Getafe 0-2
17’ Pedro Leon, 90’ Mane
Atletik Bilbao-D. La Korunja 1-1
24’ De Markos / 52’ Aguilar
Atletiko Madrid-Sevilja 4-0
22’ Falkao, 40’ (ag) Spahiç, 44’ Koke, 90’ Miranda
Levante-Barcelona 0-4
47’, 51’ Mesi, 57’ Iniesta, 63’ Fabregas
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »