|
|
Monday, 29 October 2012 00:30 Real Madrid ka grijetur rrugën e duhur dhe po vijon sukseset bindëse. Triumfi i radhës ka ardhur ndaj Majorkës, ku skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar me të njëjtat shifra si Barcelona një ditë më parë, 5-0. Gjithçka është vendosur nga dyshja e jashtëzakonshme ofensive Higuain-Kristiano Ronaldo, të cilët kanë shënuar nga dy gola dhe kanë dhënë një pasim për gol në këtë sfidë pa shumë histori.
Higuain, për të cilin para ndeshjes Murinjo kishte ironizuar duke thënë se do ta aktivizonte mbrojtës të majtë, ka treguar se nuk ka ndër mend të lëvizë nga pozicioni i qendërsulmuesit me një gol tipik në minutën e 8-të. Më pas, ai ka qenë protagonist në aksionin e golit në shpejtësi të Realit në minutën e 22-të, ku finalizuesi këtë radhë ka qenë Kristiano Ronaldo.
Pas qetësisë së avantazhit të dy golave, madrilenët kanë menduar të kursejnë energji për mesjavën dhe kanë zhvilluar lojën e tyre të zakonshme me kundërzbritje të shpejta. Ndërsa Majorka kërkonte të dilte para dhe të sulmonte për të rihapur ndeshjen, Reali e ka masakruar me dy gola të tjerë të shpejtë të dyshes Higuain-Kristiano Ronaldo, që kanë mbyllur ndeshjen, ndërsa rezultatin përfundimtar e ka vulosur Kajehon me golin e tij në minutën e fundit të sfidës.
Nëse Reali është ngjitur në vendin e katërt, skuadra tjetër e Madridit, Atletiko, po vazhdon të mbajë hapin e Barcelonës. Djemtë e Simeones kanë fituar edhe në javën e 9-të, duke mundur 3-1 Osasunën dhe duke qëndruar në vendin e parë përkrah katalanasve me pikë të barabarta. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 9 / Rezultatet
Real Saragoza-Sevilja 2-1
36’ Postiga, 45’ Sapunaru / 70’ Medel
Levante-Granada 3-1
12’, 61’ Martins, 73’Rios / 85’ El-Arabi
Atletik Bilbao-Getafe 1-2
90’ San Hose / 12’ Huan Rodriguez, 58’ Alvaro
Atletiko Madrid-Osasuna 3-1
31’ Miranda, 35’ Raul Garcia, 73’ Falkao / 43’ Lamah
Majorka-Real Madrid 0-5
8’, 70’ Higuain, 22’, 73’ Kristiano Ronaldo, 90’ Kajehon
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »