Për të gjithë ata që mendonin se Barcelona do të kishte të vështirë të luante në orën 12 të drekës, katalanasit kanë dhënë një përgjigje mjaft domethënëse, duke mundur Getafen me rezultatin e thellë 6-1.
Barcelona ka siguruar gjithçka që në minutat e para të ndeshjes, me golat e Sançez e Mesi, që brenda 13 minutash shënojnë në portën e miqve për të paralajmëruar goleadën.
Golat e tjerë do të vijën të gjithë në pjesën e dytë, me autorë Vija, Tejo, Iniesta dhe Pike, ndërsa goli i “nderit” për Getafen u shënua nga Vaskez.
Duhet thënë se ndonëse Barcelona nuk luan në Ligën e Kampioneve në këtë javë, Hordi Roura ka vendosur që të linte pushim disa nga futbollistët që kanë luajtur më shumë gjatë këtij sezoni si Buskets, Pedro e Fabregas, ndërsa Maskerano dhe Dani Alvesh janë aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të takimit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 10 February 2013 14:02