|
|
Sunday, 28 October 2012 00:35 Barcelona nuk njeh rivalë në kampionat dhe vazhdon të dominojë me qetësi edhe në ndeshje të cilat në letër duken të vështira për të. Suksesi i radhës ka qenë kundër Rajo Vajekanos, i mundur me rezultatin e thellë 5-0, ku Lionel Mesi ka shënuar dy gola për të çuan në 301 numrin e golave të shënuar me fanellën e katalanasve dhe atë të Argjentinës në aktivitete zyrtare.
Në fakt, ndeshja ka qenë më e vështirë se sa mund të thotë rezultati përfundimtar, pasi në pjesën e parë Vajekano i ka bërë ballë shumë mirë Barcelonës. Por gjithsesi, cilësia e katalanasve në repartin e avancuar ka bërë diferencën, me David Vijan që ka shënuar golin e vetëm të kësaj pjese në minutën e 19-të të sfidës.
Ndërsa Rajo po mendonte të kthente rezultatin, në fillimin e pjesës së dytë është Mesi që gjen rrjetën pas një aksioni model me kombinime të katalanasve. Madrilenët mundohen në të gjitha mënyrat që të shënojnë një gol para tifozerisë së tyre po harrojnë të mbrohen dhe në minutat e fundit, Barcelona arrin të shënojë lehtësisht edhe tre herë të tjera me Ksavi, Fabregas e Mesi, për të plotësuar rezultatin 5-0 dhe për të vazhduar e qetë kryesimin në renditjen e kampionatit spanjoll. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 9 / Rezultatet
Espanjol-Malaga 0-0
Betis-Valencia 1-0
9’ Sevilja
Selta Vigo-Deportivo 1-1
8’ Bermeho / 29’ Huan Dominguez
Rajo Vajekano-Barcelona 0-5
19’ Vija, 47’, 89’ Mesi, 79’ Ksavi, 80’ Fabregas
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »