Polonia dhe Anglia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1, në takimin që u shty me 24 orë për shkak të reshjeve të shumta të shiut që përmbytën stadiumin e Varshavës.
Në një ndeshje ku vendasit dominuan për pjesën më të madhe të kohës, çuditërisht ishte Anglia që gjeti golin e avantazhit me anë të Runit në minutën e 31-të kur sulmuesi arriti të devijonte në portën kundërshtare një harkim të Xherard. Por dominimi i dukshëm i vendasve solli edhe golin e barazimit në minutën e 70-të kur Glik gjeti rrjetën në zhvillimin e një goditje nga këndi, ndërsa polakët mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë në rastet e krijuara pasi Anglia vendosi të luante vetëm në mbrojtje..
Me këtë barazim, Anglia ruan përsëri kreun e grupit ku bën pjesë, pasi është në kuotën e 8 pikëve, ndërsa rival më të afërt ka Malin e Zi me 7 pikë, i ndjekur nga Polonia me 5, Ukraina 4, Moldavia 2 dhe San Marino 0. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 October 2012 19:08