Gjiganti italian, Milan nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili. Mediat italiane shkruajnë se ‘Rossonerët’ janë duke punuar intesivisht rreth blerjes së mesfushorit shqiptar të Zvicrës, i cili po kalon formë të mirë me helvetikët në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’.
Raportohet se Milani janë të gatshëm të paguajnë 4 milionë euro për Xhemailin, por napolitanët kërkojnë më shumë para për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia.
Thuhet se Milani do t’i ofrojë lojtarit një kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 1.5 milionë euro.
Xhemaili me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2015, por sipas mediave italiane, lojtari gjatë kësaj verë do të ikën nga ‘Sao Paulo’.
Përveç Milanit, shqiptari kërkohet edhe nga disa klube të Premier League-s.
Saturday, 28 June 2014 16:36