E ardhmja Allegrit në krye të stolit të Milanit mesa duket ka mbërritur në finish. Clarence Seedorf nga Brazili duket se ka lëshuar sinjale të qarta se do të jetë pikërisht ai trajneri i ri i kuqezinjve, aq sa ka pranuar se është pranë fillimit të një karriere të re.
“Së shpejti do të bëhem trajner dhe dua të shndërrohem në teknikun më të mirë në botë, duke nisur nga zero e duke ndërtuar një karrierë. Cili është modeli im? Phil Jackson edhe pse nuk ka asnjë të përbashkët me futbollin”, ka thënë futbollisti i Botafogos, shkruan albeu.
Madje Seedorf pranoi se në prag të marrjes së detyrës së re ka lënë dhe një takim me ish-trajnerin e Lakers dhe Bulls: “Kam një takim me të, pranoi kërkesën time për të më takuar e për të më folur”.
Seedorf gjithashtu u shpreh i bindur se i ka prirjet e duhura për të drejtuar një skuadër, duke ftuar Berlusconin që ta zyrtarizojë tashmë në krye të Milanit, pas rezultateve zhgënjyese të Allegrit. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë janë nisurdrejt Amsterdamit të shoqëruar nga Barbara Berlusconi ndërsa Adriano Galliani nuk ka udhëtuar me skuadrën.
Monday, 25 November 2013 17:13