Drejtuesit e gjigantit italian të futbollit, Milan, kanë pranuar se janë të shqetësuar lidhur me të ardhmen financiare të klubit, pasi presidenti Silvio Berluckoni është dënuar me 560 milionë euro.
Kompania e Berlusconit “Fininvest” duhet t′i paguajë 560 milionë euro dëmshpërblim “Compagnie Industriale Riuniteafter”, për shkak të mënyrës ilegale së marrjes së shtëpisë botuese “Mandadori”, moment kyç ky për krijimin e “perandorisë” mediatike të Berlusconit.
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka pranuar se dënimi do të ndikojë në buxhetin e ekipit.
“Kjo i ka goditur fuqishëm pronarët e Milanit, pasi klubi është në pronësi të Fininvest. Berlusconi do të ketë një takim me lojarët, pasi është koha e duhur për të biseduar”, ka thënë Galliani.
Tuesday, 12 July 2011 13:41