Barcelona ka mbyllur kampionatin me një fitore 4-1 ndaj Malagas, duke arritur kuotën e 100 pikëve në kampionat, për të barazuar rekordin e vendosur një vit më parë nga Real Madrid.
Katalanasit e kanë pasur shumë të thjeshtë në këtë sfidë, me kundërshtarët që thuajse ishin inekzistentë në minutat e parë të ndeshjes, duke lënë që Vija, Fabregas e Montoja të shënonin me qetësi, ndërsa ishte Iniesta që në fillimin e pjesës së dytë çoi në katër numrin e golave me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës. Një gol i Morales ishte shumë pak për të vlerësuar si pozitive paraqitjen e Malagas, në stolin e të cilës ulej për herë të fundit Manuel Pelegrini.
Ndërkohë, Zhoze Murinjo ka arritur të bëjë bujë edhe në ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Realit, gjatë fitores 4-2 ndaj Osasunas. Tekniku portugez fillimisht ishte protagonist i një incidenti të vogël, kur praktikisht fotoreporterët pushtuan zonën e pannkinës së tij, duke detyruar gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen. Më pas, ai ia doli të përçante tifozerinë e Realit, e cila pjesërisht mbronte atë dhe pjesërisht e vërshëllente gjatë të gjithë takimit.
Java e fundit e kampionatit ka përcaktuar edhe emrat e skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampioneve e Europa League, si dhe atyre që do të bien nga kategoria. Përcaktuese ka qenë fitorja e Real Sociedad në fushën e Deportivo La Korunjës, duke dënuar këta të fundit me rënien nga kategoria, bashkë me Majorkën e Real Saragozën. Ndërkohë, vetë Real Sociedad arriti të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, duke kaluar pikërisht në javën e fundit Valencian. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 38 / Rezultatet
Real Madrid-Osasuna 4-2
35’ Higuain, 38’ Esien, 69’ Benzema, 87’ Kajehon / 52’ Roberto Torres, 63’ Cehudo
Barcelona-Malaga 4-1
3’ Vija, 14’ Fabregas, 16’ Montoja, 52’ Iniesta / 56’ Morales
Granada-Getafe 2-0
29’ Nolito, 63’ El-Arabi
Sevilja-Valencia 4-3
40’, 44’ (p), 57’, 61’ Negredo / 12’ Banega, 56’, 88’ Soldado
D. La Korunja-R. Sociedad 0-1
22’ Grizman
Selta Vigo-Espanjol 1-0
16’ Insa
Majorka-Real Vajadolid 4-2
17’ Alfaro, 43’ Hose Marti, 58’ Dos Santos, 69’ Havi Markez / 30’ Bueno, 72’ Omar Ramos
Real Saragoza-Atletiko Madrid 1-3
89’ Postiga / 84’ Turan, 90’, 90’+2’ Diego Kosta
Levante-Betis 1-1
51’ Pedro Rios / 67’ Molina
Rajo Vajekano-Atletik Bilbao 2-2
19’ Vaskez / 31’ Susaeta, 48’ Aurtenetkse, 55’ Piti
Klasifikimi: Barcelona 100 pikë, Real Madrid 85, Atletiko Madrid 76, Real Sociedad 66, Valencia 65, Malaga 57, Betis 56, Rajo Vajekano 53, Sevilja 50, Getafe 47, Levante 46, Atletik Bilbao 45, Espanjol 44, Real Vajadolid 43, Granada 42, Osasuna 39, Selta Vigo 37, Majorka 36, Deportivo La Korunja 35, Real Saragoza 34.
Saturday, 01 June 2013 23:45