Real Madrid vazhdon serinë e paraqitjeve pozitive në kampionat, tani për të mbrojtur vendin e dytë në klasifikim ndaj Atletiko Madrid që është ndjekësi më i afërt. Ndonëse kanë luajtur në “Santiago Bernabeu”, madrilenët janë detyruar të bëjnë një përmbysje spektakolare ndaj Majorkës, për të fituar takimin me rezultatin 5-2.
Pjesa e parë, pavarësisht një dominimi të madrilenëve, i përket Majorkës, që gjen golin shumë shpejt me anë të Nsue, ndërsa arrin tregohet përsëri më konkrete duke realizuar edhe me Alfaro, kur më parë Higuain kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Murinjo, që kishte vendosur t’i jepte hapësirë disa zëvendësuesve si Morata e Kaka, vendos të hedhë në fushë titullarët e zakonshëm, Ksabi Alonsio e Ozil, me fytyrën e ndeshjes që ndryshon plotësisht,.
Madrilenëve u mjaftojnë 6 minuta për të kthyer takimin në favorin e tyre, pasi nga minuta 51 deri në minutën 57, gjejnë rrjetën radhazi Kristiano Ronaldo, Modriç e përsëri Higuain, duke çuar rezultatin në 4-2 për vendasit. Ndërsa Benzema, i aktivizuar edhe ai në pjesën e dytë, gjen rrugën e rrjetës duke rrumbullakosur shifrat në 5-2.
Me këtë sukses, Reali çoi përkohësisht në 10 pikë diferencën nga Barcelona e vendit të parë, ndonëse duket e vështirë që katalanasit të lëshojnë pe në 10 javët e fundit të kampionatit. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 28 / Rezultatet
Real Sociedad-Real Vajadolid 4-1
33’, 44’ Griezman, 39’ Agirretxe, 48’ Ksabi Prieto / 87’ Havi Guerra
Getafe-Atletik Bilbao 1-0
6’ Borja
Real Madrid-Majorka 5-2
15’, 57’ Higuain, 51’ Kristiano Ronaldo, 54’ Modriç, 90’+2’ Benzema / 6’ Nsue, 21’ Alfaro
Saturday, 16 March 2013 23:04