Atletiko Madrid nuk ka përfituar nga humbja e Barcelonës përballë Realit për të rritur shanset për të kapur katalanasit që janë në krize, pasi madrilenët janë ndalur për vete në një barazim pa gola përballë Malagas.
Ka qenë një ndeshje pa shumë emocione, që ka dhuruar një rezultat të bardhë që nuk kënaq asnjë prej të dy skuadrave. Atletiko nga njëra anë, vazhdon të jetë në vendin e dytë, 11 pikë larg Barcelonës, por tani ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Real Madrid që e ndjek në renditjen e kampionatit dhe rrezikon seriozisht të humbë këtë pozicion në javët e mbetura.
Edhe Malaga duket se nuk kënaqet me këtë pikë të marrë, ndonëse aktualisht është në vendin e katërt në renditje, pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Tani pranë kësaj skuadre janë afruar shumë të tjera si Valencia, Real Sociedad, Real Betis, Rajo Vajekano e Getafe, që kanë bërë që lufta për vendin e katërt në renditje të krijojë një mini-kampionat të mirëfilltë. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 26 / Rezultatet
Granada-Majorka 1-2
9’ Nolito / 13’ Alfaro, 90’+4’ Hemed
Espanjol-Real Vajadolid 0-0
Malaga-Atletiko Madrid 0-0
Real Sociedad-Real Betis 3-3
51’ Vela, 56’ Inigo Martinez, 62’ (p) Ksabi Prieto / 29’ Molina, 49’, 66’ Pabon
Klasifikimi: Barcelona 68, Atletiko Madrid 57, Real Madrid 55, Malaga 43, Valencia 42, Real Sociedad 41, Real Betis 40, Getafe 38, Rajo Vajekano 38, Levante 35, Real Vajadolid 34, Sevilja 32, Espanjol 32, Atletik Bilbao 29, Osasuna 28, Granada 26, Real Saragoza 25, Selta Vigo 23, Majorka 21, Deportivo La Korunja 17.
Sunday, 03 March 2013 23:02