Barcelona i është përgjigjur Real Madrid duke treguar gjithë forcën e saj ofensive në takimin kundër Osasunës, për të shkatërruar këtë të fundit me rezultatin 5-1. Protagonist ishte i zakonshmi Lionel Mesi, autor i katër golave në këtë sfidë dhe rekordit të radhës, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 11 ndeshje radhazi në kampionatin spanjoll.
Argjentinasi hapi serinë e golave që në minutën e 15-të, por në minutën e 24-t ishin miqtë që barazuan gjithçka falë golit të Loe që mposhti Valdes me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por avantazhi i Barçës u rivendos shumë shpejt nga penalltia e transformuar saktësisht nga Mesi, ndërsa për miqtë u ndëshkua me karton të kuq Arribas. Ky episod shoi çdo pretendim të Osasunas e cila pa katalanasit të mbyllin pjesën e parë në avantazhin e dy golave falë rrjetës së tundur nga Pedro, edhe pse goli në fakt duhej anuluar për pozicion jashtë loje të Dani Alvesh.
Por çdo dyshim shuhet në pjesën e dytë, kur Mesi tregon përsëri talentin e tij të jashtëzakonshëm duke shënuar edhe dy herë të tjera dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfidë.
Falë humbjes së Atletiko Madrid përballë Atletik Bilbao, tashmë diferenca e katalanasve me vendin e dytë është rritur në 11 pikë. (LajmeShqip.com)
La Liga
Java 21 / Rezultatet
Rajo Vajekano-Real Betis 3-0
4’ (p) Piti, 64’ Delibashiç, 83’ Hose Karlos
Barcelona-Osasuna 5-1
11’, 28’ (p), 56’, 58’ Mesi, 40’ Pedro / 24’ Loe
Atletik Bilbao-Atletiko Madrid 3-0
50’ San Hose, 77’ Susaeta, 84’ De Markos
Majorka-Malaga 2-3
27’ Viktor, 71’ Dos Santos / 10’ Saviola, 16’ Isko, 62’ Naço Monreal
Sunday, 27 January 2013 23:25