|
|
Wednesday, 28 November 2012 11:35 Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldio, ka folur rreth “shqetësimit” të tij të vogël para Botërorit 2014, atë të thyerjes së rekordit që ka vendosur disa vite më parë duke shënuar 15 gola në Botërorë të ndryshëm. Ky rekord rrezikohet nga Miroslav Klose, i cili ka shënuar 14 gola dhe i mjaftojnë dy në aktivitetin që zhvillohet pas dy vitesh në Brazil për të kaluar një nga idhujt më të dashur të tifozerisë vendase.
“Kjo është diçka që më shqetëson, por jo edhe aq shumë. Mendoj se historia ime dhe e tija janë të ndara, gjithkush shkruan historinë e vet. Pavarësisht faktit nëse Klose shënon apo jo në Botëror, duke më barazuar apo kaluar, mendoj se historia ime nuk do të fshihet”.
“Ndaj kam një shqetësim të vogël, por nuk kam zili, pasi ai aktualisht po luan e unë jo. Historia ime është shkruar tashmë, e tija vazhdon të shkruhet”, ishte komenti i brazilianit, i cili ka insistuar mbi idenë e tij se futbollistët brazilianë duhej të largoheshin sa më parë drejt Evropës për të provuar aftësitë e tyre, duke iu referuar pikërisht yllit Neimar që deri tani e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë.
“Mundësia e të jetuarit në Evropë e kthen një futbollist në një burrë. Atij do t’i jepej një mundësi e madhe për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur, si në anën e kulturës, edukatës si dhe sportit në vetvete. Kam jetuar në Evropë për 18 vite dhe mund të pohoj se asnjë universitet në botë nuk mund të më mësojë atë që përfitova gjatë kohës kur luajta atje. Unë mësova të luaj futboll në Evropë”, tha Ronaldo. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »