|
|
Friday, 19 October 2012 12:30 Zhoze Murinjo vazhdon të insistojë se skuadra e tij ka stilin më argëtues të lojës në botë. Trajneri i Real Madrid e ka shprehur këtë mendim në një intervistë të publikuar nga “France Football”, ku ai vazhdon të insistojë edhe për kandidaturën e Kristiano Ronaldos për fitoren e “Topit të Artë”.
“Është e pamundur që Mesi të fitojë katër herë “Topin e Artë” ndërsa Kristiano të marrë vetëm një. Por nëse e fiton Leo, unë do ta respektoj vendimin”, tha portugezi në intervistën e dhënë në faqet e revistës që është një nga organizatorët e dhënies së trofeut prestigjioz.
“Mua më pëlqen loja që bën Real Madrid. Nuk ka lindur ende një njeri që të më bindë që ekziston një stil loje më tërheqës se ai i Real Madrid. Por Reali nuk ka luksin e një fushate publicitare si klubet e tjera. Gjuajtja fluturimthi e Benzema apo goli i parë i Kristiano Ronaldo në “Kamp Nou” ishin futboll fantastik”, ishte komenti i trajnerit rreth spektaklit që jep ekipi i tij në fushën e lojës.
Në fund, ka ardhur edhe komenti i zakonshëm drejtuar rivalëve të Barcelonës, vlerat e të cilëve ai është munduar t’i minimizojë sa më shumë.
“Ka ardhur ora që të flitet më pak për ta, që të mos bëhen më krahasime me ne. Real Madrid është kampion i Spanjës dhe Çelsi është fitues i Ligës së Kampioneve, jo Barcelona”, ishte komenti i Murinjos. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »