|
|
Wednesday, 17 October 2012 08:14 Argjentina ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në fushën e Kilit për kryesuar e shkëputur Grupin e Amerikës së Jugut për kualifikueset e Botërorit 2014.
Fitorja ka ardhur falë forcës së individualiteteve që ka në përbërje kjo kombëtare, pasi golat e argjentinasve u shënuan në pjesën e parë nga Lionel Mesi dhe Gonzalo Higuain, ndërsa ishte Kili që krijoi më shumë volum loje në fillimin e ndeshjes. “Kemi lojtarë të mëdhenj që normalisht nuk të falin kur ti gabon. E dinim që Kili do të kontrollonte ndeshjen ndaj u përqendruam më shuam në mbrojtje”, ishte komenti i trajnerit Sabela pas këtij suksesi të skuadrës së tij, e cila ka vënë që tani një distancë sigurie me ndjekësit në renditje.
Një rezultat i papritur ka qenë disfata e radhës e Uruguait në Bolivi me rezultatin 4-1, ku për vendasit shënoi 3 gola sulmuesi Karlos Sausedo. Uruguaianët, të katërtit në Botërorin 2010 dhe kampionë në fuqi të Kupës së Amerikës Latine, kanë pësuar 12 gola në tre ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushë, ndërsa kanë marrë vetëm 1 nga 12 pikë të mundshme në 4 takimet e fundit, duke komplikuar kualifikimin e tyre në Botërorit 2014. (LajmeShqip.com)
Botërori 2014 / Zona e Amerikës së Jugut
Bolivi-Uruguai 4-1
6’, 51’, 55’ Sausedo, 27’ Mojika / 81’ Suarez
Paraguai-Peru 1-0
53’ Aguilar
Venezuela-Ekuador 1-1
6’ Arango / 24’ Kastijo
Kili-Argjentina 1-2
90’ Gutierrez / 28’ Mesi, 31’ Higuain
Renditja: Argjentina 20 pikë, Ekuador 17, Kolumbi 16, Venezuela 12, Uruguai 12, Kili 12, Bolivi 8, Peru 8, Paraguai 7.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »