Atletiko Madrid ka konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon dhe se mund të bëhet protagonist për t’u ngjitur pranë kreut të kampionatit në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka siguruar një fitore të rëndësishme 4-3 përballë Rajo Vajekano, ndonëse në minutat e fundit ka rrezikuar shumë.
Madrilenët dukej se po shkonin qetësisht drejt një suksesi, pasi gjetën rrugën e rrjetës katër herë me anë të Suarez, Koke, Turan e Falkao. Por ky avantazh i thellë i tyre bëri që ata të shpërqendroheshin në minutat e fundit dhe çuditërisht të lejojnë Rajo Vajekanon që të kthehet në lojë. Dy gola të Delibashiç dhe një i Baptistao bënë që rezultati i sfidës të vihej në diskutim, por pas disa minutash të fundit të ethshme, Atletiko arriti të mbronte këtë sukses që e sheh të ngjitet në vendin e pestë në renditje të kampionatit spanjoll.
Ajo që bie në sy nga skuadra e Simeones është se janë kthyer në një makinë golash, pasi kanë shënuar 12 në tre ndeshjet e tyre të fundit zyrtare, ku përfshihet edhe suksesi 4-1 ndaj Çelsit në Superkupën e Evropës. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 4 / Rezultatet
Espanjol-Atletik Bilbao 3-3
18’ Havi Lopez, 44’ Verdu, 80’ Longo / 56’, 83’ Aduriz, 71’ Lorente
Granada-Deportivo La Korunja 1-1
82’ Floro Flores / 41’ Nelson Oliveira
Osasuna-Majorka 1-1
69’ Sola / 78’ Hemed
Real Sociedad-Real Saragoza 2-0
55’ Martinez, 61’ (p) Vela
Atletiko Madrid-Rajo Vajekano 4-3
29’ Suarez, 49’ Koke, 51’ Turan, 56’ (p) Falkao / 82’, 85’ Delibashiç, 89’ Baptistao
Monday, 17 September 2012 08:01