Franciszek Smuda i ka dhënë një tjetër goditje Polonisë duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur përballë Republikës Çeke që dekretoi edhe eliminimin nga Euro 2012 të kombëtares së vendit organizator.
“Ky është fundi i aventurës time. Kontrata përfundon me Euro 2012. Për këto 2 vite e gjysmë kemi ndërtuar një skuadër te e cila mund të besojmë në të ardhmen. Nuk ishim perfekt, nuk ishim aq të mirë sa e kishim imagjinuar, por futbolli është edhe kështu”, ishin fjalë e trajnerit polak.
Më pas ai nuk ka qëndruar pa kritikuar futbollistët që sipas tij e kishin përballuar me mendjemadhësi këtë ndeshje duke qenë të sigurt se do ta fitonin këtë sfidë pa e luajtur atë.
“Do na duhet të kapërdijmë këtë ilaç të hidhur këtë herë. Mendoj se me shumë mundësi ne shfaqëm vetëbesim të tepruar se do ta fitonim ndeshjen me Republikën Çeke. Ne bëmë çfarë kishim mundësi, por gabuam shumë pasime në pjesën e dytë dhe na u desh të punonim shumë për të fituar përsëri topin”, ishte shpjegimi i tij për këtë humbje që tronditi Poloninë. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Sunday, 17 June 2012 08:02