Heroi i fitores 1-0 të Greqisë nda Rusisë, mesfushori Giorgos Karagunis, ka cilësuar kualifikimin e kombëtares së tij në çerekfinalet e Euro 2012 të njëjtë me fitoren e titullit Kampion Evrope në vitin 2004.
“Saga e sotme është diçka e krahasueshme me atë që ndodhi në Portugali. Ne jemi një skuadër e re që arriti të kualifikohej duke luftuar kundër çdo gjëje. Nuk jam i vetmi që e përjetoj në mënyrë të tillë, mund të them se kemi kaluar pengesa jashtëzakonisht të mëdha”, tha futbollisti i cili ka qenë një nga heronjtë e përfaqësueses që tronditi futbollin evropian 8 vite më parë duke fituar titullin kontinental jashtë çdo parashikimi.
Sipas tij, këtë radhë kombëtarja greke kishte patur kundër edhe gjykimin tendencioz që i kishte penalizuar dukshëm në takimet e mëparshme. “Të gjithë e kanë parë atë që ka ndodhur që në ndeshjen e parë. Skuadra jonë tani do të kishte patur 7 pikë. Në përgjithësi, të gjitha vendimet e gjyqtarëve kanë qenë kundër nesh”, tha mesfushori i cili regjistroi ndeshjen e tij të 120-të me përfaqësuesen, por nuk do të marrë pjesë në çerekfinale pasi mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Çerekfinalet
21.06.2012
Republika Çeke-2B 20:45
22.06.2012
1B-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Sunday, 17 June 2012 08:40