Euro 2012 deri tani i ka kushtuar shtrenjtë trajnerëve të ndryshëm që i kanë dhënë lamtumirën kombëtareve që drejtonin. Mes tyre ka qenë edhe Dik Advokat, që do të kthehet në Holandë pas një periudhe aspak të suksesshme me Rusinë.
Në vend të tij, drejtuesit e futbollit rus, po mendojnë të afrojnë italianin Fabio Kapelo, të nxitur nga dëshira e kompanisë “Gazprom”, e cila garanton të paguajë rrogën e lartë të teknikut italian.
Pas pak ditësh, në Federatën Ruse do të behet zgjedhja e presidentit të ri, por nëpërmjet një menaxheri të lartë të “Gazprom”, e me sa duket me iniciativën e vetë Vladimir Putin, po kërkohet një trajner tjetër i njohur në arenën ndërkombëtare.
Duke parë lidhjet e “Gazprom” me Zenit Shën Petersburg, u mendua fillimisht se ky kandidat do të ishte Luçiano Spaleti, të cilit mund t’i propozohej që të bënte punë të dyfishtë.
Por më pas është kaluar te Kapelo, i cili ka eksperiencë ndërkombëtare dhe di si të menaxhojë një kombëtare, pasi për rreth 4 vite ka qenë në drejtimin e Anglisë. (LajmeShqip.com)
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Friday, 29 June 2012 08:02