Kompanitë e basteve duket se janë të gjitha të bindura se Greqia nuk ka asnjë shans përballë Rusisë, që në këtë edicion është shfaqur një skuadër shumë e fortë dhe shihet si një ekip i rrezikshëm për çdo kundërshtar.
Skuadra e drejtuar nga Dik Advokat kuotohet 1.73 për fitoren në këtë sfidë, përballë koeficientit 5 që i është vënë një suksesi të Greqisë.
Në një ndeshje që pritet të ketë gola, parashikuesit e “William Hill” i kanë vënë koeficient të ulët fitoreve me rezultat të saktë 3-0 (13) dhe 3-1 (15) për skuadrën ruse. Fitoret 1-0 (7), 2-0 (9) dhe 2-1 (8.5) të këtij ekipi mbeten më të kuotuarat, ashtu si edhe barazimi 1-1 (7.5). Ndërsa një fitore 1-0 e Greqisë ka një koeficient shumë të lartë, 13.
Meqenëse pritet një Rusi në sulm që kërkon me çdo kusht fitoren dhe sa më shumë gola, është e gjatë lista e lojtarëve të kësaj skuadre që shihen si golashënues të mundshëm në këtë sfidë, duke filluar nga Pavliuçenko (2.25), Kerzhakov (2.2), Pogrebnjak (2.75), Xhagoev (2.87) dhe Arshavin (2.87). (LajmeShqip.com)
Saturday, 16 June 2012 10:46