Zhoze Murinjo është i qetë përsa i përket çështjes “Pepe-Mesi”. Trajneri i Realit të Madridit, i ka dalë në mbrojtje futbollistit të tij duke deklaruar se i besonte plotësisht fjalëve që kishte thënë.
“Lojtari ka folur dhe kjo më mjafton. Nëse Pepe thotë publikisht që e ka bërë me dashje dhe ma konfirmon edhe mua, do të isha shqetësuar. Por ai ka thënë që nuk është me dashje dhe unë i besoj. Nëse ndonjë nga ju mendon se ai është gënjeshtar le ta thotë këtu”, ishin fjalët e Murinjos gjatë konferencës për shtyp.
Më tej, ai ka kujtuar ngjarjen e vitit të kaluar, incidentin mes Buskets dhe Marselo. “E kemi parë që sezonin e kaluar nuk u vunë në dyshim fjalët e lojtarit i cili u akuzua për fyerje raciste. Të gjithë i besuan kur ai e mohoi, përfshirë edhe UEFA. Prandaj nëse Pepe thotë që nuk e ka bërë me dashje…”, ishte komenti i Murinjos mbi këtë çështje. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 January 2012 16:59