Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, ka fajësuar veten për humbjen ndaj Barcelonës në Klasiken e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit.
Përmbysja e Barcelonës në pjesën e dytë solli acarimin e tifozëve të Realit, të cilët vërshëllyen ekipin e tyre pas përfundimit të sfidës. Por Murinjo nuk i ka dhënë rëndësi kësaj ngjarje.
“Unë e kuptoj gjithmonë (atë që ndodh në turmë) por nuk i dëgjoj kurrë, para apo pas (ndeshjes)”, ishin fjalët e teknikut portugez.
“Përgjegjësia është e imja, sidomos kur ekipi im mundet. Fitorja ka shumë prindër, humbja ka vetëm një. Kam qenë për një kohë të gjatë në futboll dhe e kuptoj këtë. Ne festuam të gjithë bashkë për fitoren e Kupës së Mbretit, por unë jam babai i vetëm i humbjes”.
“Ronaldo? Sipas këndvështrimit tim, ai ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për ekipin tonë. Sfida mbetet ende e hapur por është e vështirë, për të mos thënë shumë e vështirë”, deklaroi Murinjo pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 January 2012 11:54