Edhe pse kjo u përcoll me fitore në Copa del Rey dhe Superkupë të Spanjës, Barcelona do të jetë e vendosur të përfundojë serinë negative që ka bërë që ajo të fitojë vetëm një pikë nga tri përballjet e fundit kundër Realit në ligë.
Sot në mbrëmje, e gjithë Spanja, dhe jo vetëm, do të mbajë frymën për rreth 2 orë, për shkak të superndeshjes Barcelona-Real Madrid.
Një “El Clasico” që, përveç 190 mijë tifozëve në “Camp Nou”, do të tërheqë vëmendjen e 400 milionë tifozëve të tjerë, që do ta ndjekin drejtpërdrejtë këtë ndeshje nga televizori, radio apo interneti.
Një ndeshje, e cila do të jetë derbi i parë për dy trajnerët, Martino dhe Ancelotti, dhe për dy blerjet e reja, Neymar dhe Bale.
Reali vjen në këtë përballje pas fitores me shumë vuajtje në “Bernabeu” ndaj Juventusit. Skuadra e Ancelottit ndodhet vetëm 3 pikë larg katalanasve në kampionat, por loja e tyre nuk është se po i kënaq tifozët madrilenë.
Tekniku italian po kërkon të ndryshojë mentalitetin e skuadrës, pas 3 viteve nën drejtimin e Mourinho-s dhe, sigurisht që, i duhet dhe pak kohë.
Nga ana tjetër, Barcelona vjen në “El Clasico” pas barazimit me Milanin në Champions. Edhe trajneri argjentinas i kalatanasve ka patur një rrugëtim të vështirë me skuadrën, pasi i është dashur të bëjë disa ndryshime në të.
Duke filluar nga viti 2009 e deri tani, përballja mes këtyre dy gjigantëve spanjollë do të shihej ndryshe, edhe si sfida Messi-Cristiano Ronaldo.
Këtë vit, si asnjëherë më parë, do të dalin në fushë disa lojtarë të tjerë, që ndoshta do të duan t’ua rrëmbejnë famën dy futbollistëve më të mirë në botë.
Barcelona do të mundohet të fitojë kundër rivalit të përhershëm Real Madrid në La Ligë, për herë të parë pas gati dy vjetësh të shtunën në ‘El Clasicon’ e parë këtë sezon.
Gjiganti katalan fitoi për herë të fundit një përballje në ligë kundër Realit në dhjetor 2011, kur u rikthye nga disavantazhi dhe triumfoi 3:1 në kryeqytetin spanjoll.
“El Clasico” e parë për këtë sezon do të transmetohet në Supersport, të shtunën, në orën 18:00./ina/
Saturday, 26 October 2013 14:22