Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit është i sigurt se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe të eliminojë Barcelonën në Kamp Nou.
Sipas tij, ndeshja u vendos vetëm nga goli i Pujol dhe nëse do të ishte evituar, Reali do të kishte dalë me një fitore nga Santiago Bernabeu.
“Mua më pëlqeu mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. Gabimi i vetëm ishte që nuk u treguam të vëmendshëm të goditja standarte. Jua siguroj se po të mos kishin shënuar nuk do të na kishin vënë aq shumë në vështirësi”.
“Jemi të gjithë të trishtuar por kjo është Kupa, ka një ndeshje kthimi dhe do të tentojmë gjithçka në fushën e Barcelonës për t’u kualifikuar”.
Futbollisti ka treguar se të gjithë janë të bindur se mund të përmbysin ndeshjen dhe se mund të eliminojnë katalanasit. “E gjithë skuadra është e bindur, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e komplikuar. Barça është një skuadër e fortë po as ne nuk jemi më pak. Kemi treguar disa herë se mund të luajmë ballë për ballë me ta. Na duhet vetëm të udhëtojmë drejt Kamp Nou me një ide të qartë: duhet të fitojmë”, përfundoi Benzema. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 January 2012 09:47