Këtë vit, “14th Swiss Football Night” , i cili u zhvillua më 8 gusht, 2011, ishte i pari në historinë e këtij aktiviteti. Ishte hera e parë që kjo festë festohet në një stadium si ai i “Stade de Suisse”, në Bernë. Lojtarët më të mirë të sezonit 2010/11 u nderuan në praninë e mysafirëve të dukshëm nga bota e futbollit, të cilët ishin mbledhur për këtë rast.
Çmimi prestigjioz “Credit Suisse Lojtari i Vitit” për lojtarin më të mirë në ekipin kombëtar në sezonin e kaluar, shkoi për kosovarin Xherdan Shaqiri i cili aktualisht aktivizohet tek FC Basel.
Juria ishte e përbërë nga ekspertë, ish-lojtarët e ekipit kombëtar, trajnerët dhe gazetarët dhe që të gjithë e kishin emëruar së bashku me Diego Benaglio (Wolfsburg) dhe Gökhan Inler (Udinese), ku fituesi i përgjithshëme u vendos me votim publik.
Ky nder i është dhënë Shaqirit për vlerësimin e të arriturave të tij të jashtëzakonshme gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Dhe kjo është pikërisht ajo që është pritur për 19-vjeçarin nga Baseli. Xherdan Shaqiri është ndoshta talenti më i madh i futbollit zviceran të shekullit 21, dhe ai është gjithashtu një çelës rekord i cili gjatë karrierës së tij nisi të lulëzojë. Ai ka arritur tashmë më shumë se shumica e kolegëve të tij, që janë në pension.
Shaqiri ka luajtur në Ligën e Kampionëve me FC Basel, ka fituar edhe dy tituj të Ligës Zvicerane, dhe Kupën Zvicerane. Ai nuk ka luajtur vetëm për ekipin zviceran shtatë herë, por edhe në debutimin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Vetëm disa javë më parë, ai e udhëhoqi U-21 të deri ne finalen e Kampionatin Evropian UEFA U-21, me disa shfaqje mahnitëse. Ndeshja e tij solo dhe gjuajtja kundër Danimarkës, do të jetojnë gjatë në kujtesën e të gjithëve. Teknika e tij dhe aftësitë e driblimit, të kombinuara me shpejtësinë që posedon, e bëjnë atë të mrekullueshëm dhe me merita plotësisht për vendin në ekipin e “All-Star”.
UEFA European Championship U-21 është vetëm një tjetër sfidë që i rriti vlerat e Shaqirit. Karriera e tij filloi në SV Augst, ku shqiptari nga Kosova i ka mësuar bazat e lojës, përpara se të kalojë në ekipin FC Basel, kur ishte dhjetë vjeç. Ai fitoj tituj për herë të parë në vitin 2006, kur u emërua lojtari më i mirë në “Nike Premier Cup”, në Pragë. Këtë sezon ai ka përjetuar një kthim prapa. Filloi në gjysmën e parë të sezonit të luajë për ekipin e të rinjve FC Basel, por nga gjysma e dytë ai ishte në ekip të parë, ku shënoi katër gola. Lojtari i shpejtë është një fenomen në shumë aspekte. Vetëm 1,69 metra i gjatë, ai ka muskuj të jashtëzakonshëm, është i patrembur dhe gjithmonë krijon kaos në mbrojtjen kundërshtare. Teknika e tij dhe vizioni i kanë mundësuar atij që të krijojë mundësi edhe për shokët e tij për të shënuar.
Falë performances së tij spektakolare për FC Basel dhe ekipin kombëtar, ai është duke u monitoruar nga afër nga skautët e gjithë botës dhe në javët e fundit spekulohet për një betejë transferimi në një skuadër të madhe. Për ketë nga gazeta “Blick” është emëruar si “Zauberzwerg” (xhuxhi magjik).
Ylli i ri, i cili kërkohet nga superklubet nga Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia, e ka derën hapur kudo. Por, kudo që Xherdan Shaqiri përfundon duke luajtur, një gjë është e sigurt: tifozët do të jenë të kënaqur për të mirëpritur një kampion dhe “Credit Suisse Lojtarin e Vitit” për klubin të tyre. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 11:33 