Dëmtimi i Kris Pol ka sjellë kaos në radhët e e LA Klipërs, të cilët kanë humbur 7 nga 9 ndeshjet e fundit dhe i kanë dhënë lamtumirën para kohe shanseve të tyre për të regjistruar rekordin më të mirë në Konferencën e Perëndimit për një short më të lehtë në playoff.
Humbja e radhës e kalifornianëve ka ardhur në fushën e Uashington, ku këtë herë trajnerit Vini Del Negro i mungoi edhe Bleik Grifin, i lënë pushim për shkak të lodhjes së tepër gjatë kësaj periudhe. Pa dy kontribuuesit ofensivë të skuadrës, LA Klipërs u mundën me rezultatin 98-90, ndërsa lajmi më i keq për ta është se seria e ndeshjeve jashtë fushe vazhdon me katër takime aspak të lehtë brenda javës së ardhshme në Orlando, Majemi, Nju Jork e Filadelfia, që do të thotë se kalifornianët mund të humbin më tej terren nëse nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të tjera përveç dy yjeve të skuadrës së tyre.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes është kthyer Majemi dominues i sezonit të kaluar, me LeBron Xhejms që vazhdon paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, duke treguar se është një ndër lojtarët më të mirë jo vetëm në vitet e fundit, por në të gjithë historinë e NBA. Në fitoren 99-94, Xhejms ka shënuar 31 pikë, 8 topa në tabelë e 8 pasime, por statistika më mbresëlënëse është rekordi i tij i ri personal, duke realizuar 13 nga 14 tentativat nga fusha. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
LA Klipërs-Uashington 90-98
Çikago-Indiana 101-111
Orlando-Filadelfia 61-78
Sharlot-Majemi 94-99
Detroit-Nju Jork 85-99
Dallas-Oklahoma 91-112
Portland-Minesota 100-98
Sakramento-Utah 91-98
Tuesday, 05 February 2013 09:19