|
|
Monday, 17 June 2013 07:59 Manu Xhinobili ka dërguar San Antonion vetëm një hap larg fitores së titullit kampion në NBA pasi argjentinasi me lojën e tij ka udhëhequr këtë skuadër në suksesin 114-104 ndaj Majemit, që çon rezultatin e përgjithshëm në 3-2 për ekipin e tij.
Xhinobili ishte lëvizja surprizë e radhës e Greg Popoviç, i cili e aktivizoi për herë të parë si titullar në këtë sezon argjentinasin, që u përgjigj me ndeshjen më të mirë të këtij viti me 24 pikë e 10 pasime. 26 pikët e Toni Parker dhe 24 të tjera nga Deni Grin shërbyen për të mbajtur larg Majemin sa herë që provonte të kthehej në garë, ndërsa teksanëve tashmë u duhet një fitore në dy ndeshjet e mbetura për të kthyer përsëri titullin kampion në pronësinë e tyre.
Majemit nuk i mjaftoi një paraqitje e mirë e LeBron Xhejms dhe Duejn Uejd, të dy autorë të 25 pikëve, ndërsa nuk mjaftoi ai siguria në gjuajtje e Rei Alen që mbylli takimin me 21 pikë. Kampionët në fuqi të NBA nuk kanë arritur përsëri të fitojnë 2 ndeshje radhazi në këtë seri finale, por do të duhet të thyejnë këtë “mallkim” në dy sfidat e fundit në fushën e tyre, nëse duan të ruajnë titullin që fituan një vit më parë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »