|
|
Friday, 21 June 2013 09:48 “Unë jam LeBron Xhejms nga Akron, Ohaio, një qytezë e vogël. Unë as që duhej të isha këtu. Ndaj çfarë thuhet për mua jashtë fushës së lojës, seriozisht nuk më shqetëson”. Me këto fjalë, LeBron Xhejms ka pranuar titullin kampion të NBA për të dytin vit radhazi, ashtu si edhe atë të MVP të finaleve, pasi ka udhëhequr skuadrën e Majemit në mbrojtjen e titullit kampion, duke mundur pas 7 ndeshjesh me rezultatin 4-3 San Antonion.
Nëse teksanët i falën kampionët në fuqi në takimin e 6-të, Xhejms vendosi që të mos i linte hapësirë atyre ta tentonin një gjë të tillë në këtë takim të fundit. “Mbreti” shënoi 37 pikë e 12 topa në tabelë, duke realizuar edhe gjuajtje shumë të vështira që i kishin munguar gjatë serisë, ato nga distanca. Pasi pa se San Antonio nuk po e lejonte të depërtonte poshtë koshit, Xhejms u kthye në një makineri gjuajtjesh nga distanca, duke realizuar 5 për 3 pikë, për të vënë në vështirësi San Antonion. Megjithatë, teksanët duhet thënë se nuk u dorëzuan deri në sekondat e fundit, atëherë kur Tim Dankan humbi mundësinë për të barazuar rezultatin dhe vetëm një gjuajtje e Xhejms me 39 sekonda të mbetura vulosi këtë fitore për Majemin me suksesin 95-88.
Me fitoren e titullit, pas një prej finaleve më emocionuese të sezoneve të fundit, “Mbreti” ka arritur që në më pak se dy vite të mbushë dollapin e trofeve të tij me 2 tituj kampion, 2 MVP të sezonit, 2 MVP të finaleve dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike, duke bërë që me të drejtë askush të mos ketë më mundësinë ta cilësojë një humbës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »