|
|
Thursday, 01 November 2012 09:01 LA Leikërs deri tani ka zhgënjyer çdo pritshmëri të mundshme, pasi emrat e mëdhenj që ka në përbërje për momentin duket se nuk arrijnë të punojnë së bashku. Pas 8 humbjeve në ndeshjet para fillimit të sezonit, kalifornianët kanë humbur edhe dy ndeshjet e para në kampionat, duke mos arritur të shfaqin asgjë nga potenciali i tyre.
Pas humbjes në shtëpi përballë Dallas, këtë radhë LA Leikës janë mundur në transfertë, në fushën e Portland, ndonëse Duajt Hauard ka qenë autor i një paraqitje të denjë për nofkën “Superman”, me 33 pikë të shënuara e 14 topa në tabelë.
Por Portland është kundërpërgjigjur me një lojë skuadre të jashtëzakonshme, ku të 5 titullarët kanë kaluar kuotën e 10 pikëve, duke arritur të nervozojnë kalifornianët të cilët patën probleme të vazhdueshme me faullet.
Më mirë ishte situata për LA Klipërs, që fituan në fushën e tyre një sfidë të vështirë ndaj Memfis, ashtu si edhe e San Antonio që mundi Nju Orlins. Për t’u veçuar është debutimi i jashtëzakonshëm i Xhejms Harden nga radhët e Hjuston, ku ai shënoi 37 pikë e 12 pasime në fitoren 105-96 në transfertë përballë Detroit. Ish-lojtari i Oklahomas dje pranoi ofertën që i bëri skuadra e tij e re, duke nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare me vlerën e 80 milionë dollarëve. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Denver-Filadelfia 75-84
Indiana-Toronto 90-88
Hjuston-Detroit 105-96
San Antonio-Nju Orlins 99-95
Sakramento-Çikago 87-93
Dallas-Utah 94-113
Golden Steit-Feniks 87-85
Memfis-LA Klipërs 92-101
LA Leikërs-Portland 106-116
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »