|
|
Friday, 02 November 2012 09:35 San Antonio ka arritur të realizojë një hakmarrje të vogël përballë Oklahomas, duke mundur këtë të fundit me rezultatin 96-94. Disfata e finalistëve të NBA erdhi e papritur gjatë ndeshjes ku ata dominuan për një pjesë të gjatë kohe dhe u detyruan të nënshtroheshin vetëm falë gjuajtjes së Toni Parker në sirenën e fundit të takimit.
Në ndeshjen e parë pa ndihmën e Xhejms Harden, Kevin Durant shënoi 23 pikë e 14 topa në tabelë, ndërsa u kthye në basketbollistin e dytë më të ri të NBA pas LeBron Xhejms që kalon kuotën e 10 mijë pikëve të shënuara në sezonin e rregullt. Por nga ana tjetër është shfaqur një Tim Dankan i jashtëzakonshëm, me 20 pikë e 8 topa në tabelë, si për të treguar se nuk i ndjen 36 vitet që mban mbi supe dhe dëshiron që edhe këtë vit të ndihmojë skuadrën të jetë protagoniste. Për yllin e San Antonio, këto shifra i dhanë mundësinë të kalonte Çarls Barklin për t’u ngjitur në vendin e 17-të për renditjen historike të NBA për topat në tabelë.
Takimi tjetër i natës, ai i parashikuar mes Bruklin dhe Nju Jork, u vendos të shtyhej për shkak të pasojave të uraganit “Sendi” që gjunjëzoi qytetin e Nju Jorkut dhe që ka bllokuar gjysmën e metrove që të çojnë drejt pallatit të sportit. Pas kërkesës të kryetarit të bashkisë, Majkëll Blumberg, NBA vendosi që të shtynte këtë takim për një datë të pacaktuar në kalendar. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »