San Antonio ka dhënë një provë të mirëfilltë force duke fituar përballë një kundërshtari të vështirë si Çikago me rezultatin 103-89. Normalisht, një fitore në transfertë nuk mund të quhej çudi për teksanët, po të mos ishte për faktin se në këtë ndeshje nuk u aktivizuan as Tim Dankan, as Toni Parker e as Manu Xhoiobili.
Të tre yjet e San Antonios qëndruan gjatë të gjithë ndeshjes të veshur “civil” në pankinën e skuadrës së tyre ndërsa panë se si Kuahi Leonard u kthye në yllin e mbrëmjes me 26 pikë, shifra më e lartë në karrierën e tij. Ndonëse Çikago dominoi lojën në tabela, 49 me 26, ajo nuk arriti të ndalte furinë e teksanëve që treguan se mund të mbijetojnë edhe pa treshen e veteranëve dhe kanë një të ardhme mjaft të sigurt edhe kur ata do të largohen nga fusha e lojës. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Sharlot 91-94
Minesota-Kliveland 100-92
Bruklin-Indiana 89-84
LA Klipërs-Filadelfia 107-90
Nju Orlins-Detroit 105-86
Uashington-Miluoki 102-90
San Antonio-Çikago 103-89
Atlanta-Dallas 105-101
Tuesday, 12 February 2013 11:28