|
|
Tuesday, 06 November 2012 09:01 Në fillimin e këtij sezoni të ri të NBA ka rënë në sy menjëherë forma e mirë që kanë shfaqur skuadrat e San Antonio dhe Nju Jork. Të dy ekipet kanë regjistruar vetëm fitore dhe kanë hedhur që në ndeshjet e para kandidaturën për të qenë protagonistë kryesorë në konferencat respektive.
San Antonio ka fituar takimin e katërt radhazi, duke mposhtur lehtësisht Indiana me rezultatin 101-79. Greg Popoviç vazhdon të çuditë me rotacionin e tij, duke mos aktivizuar asnjë lojtar më shumë se 30 minuta, ndërsa kjo taktikë deri tani ka qenë mëse e suksesshme pas edhe lojtarët e stolit arrijnë të rezultojnë vendimtarë, siç ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme me DeHuan Bleir, i cili shënoi 14 pikë e 11 topa në tabelë, po aq sa Tim Dankan që luajti tullar.
Edhe Nju Jork ka bërë një fillim të vrullshëm më 3 fitore të njëpasnjëshme, falë edhe merkatos së kujdesshme që ka bërë klubi këtë radhë, duke afruar veteranë të njohur si Xhezon Kid e Rashid Uollas, por edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Roni Bruer. Nuk është rastësi që në suksesin 110-88 në fushën e Filadelfias, ishin 7 lojtarë të ndryshëm që kaluan kuotën e 10 pikëve.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy triumfi i lehtë i kampionëve të Majemi përballë Feniks si dhe humbja e radhës e LA Klipërs përballë Kliveland në fushën e kalifornianëve të cilët u mposhtën në takimin e dytë radhazi. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Jork-Filadelfia 110-88
Feniks-Majemi 99-124
Minesota-Bruklin 107-96
Utah-Memfis 94-103
Portland-Dallas 91-114
Indiana-San Antonio 79-101
Golden Steit-Sakramento 92-94
Kliveland-LA Klipërs 108-101
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »