Kompania “William Hill” favorizon qartësisht Rusinë në ndeshjen e ditës së parë të Euro 2012 përballë Republikës Çeke. Skuadra e Dik Advokat kuotohet me koeficientin 2.2 përballë atij 3.6 të Çekisë.
Rezultati më i mundshëm është fitorja 1-0 e skuadrës ruse, me koeficient 6, i ndjekur nga afër nga rezultati 1-1 me koeficientin 6.5 dhe barazimi 0-0 me koeficientin 7. Fitorja minimale 1-0 e Çekisë kuotohet vetëm 7.5.
Kjo kompani është thuajse e sigurt se Rusia do të shënojë një gol në këtë ndeshje, ndërsa kuoton me koeficiente shumë të ulët katër lojtarë të kësaj kombëtareje për gjetjen e rrugës së rrjetës në këtë ndeshje: Pavliuçenko (2.5), Kerzhakov (2.5), Pogrebnjak (2.75) dhe Arshavin (3.25) .
Lojtari më i favorizuar në radhët e skuadrës ceke për të shënuar këtë ndeshje është sulmuesi Milan Barosh që ka koeficientin 3. (LajmeShqip.com)
Friday, 08 June 2012 09:20