Një ndër kompanitë më të vjetra të basteve sportive, britanikja “William Hill”, mendon se ndeshja e hapjes mes Polonisë dhe Greqisë do të fitohet nga skuadra që organizon turneun.
Fitorja e Polonisë jepet me koeficientin 2.05, përballë atij 4.2 të Greqisë, me mendimin se skuadra polake do të ketë një mbështetje të fuqishme nga tifozeria vendase.
Për më tepër, në rezultatet e sakta, kjo kompani parashikon si më të mundshme fitoren 1-0 të ekipit polak, të kuotuar 5.5, ndërsa ndiqet nga barazimi pa gola 0-0 (6.5) dhe 1-1 (7).
Sulmuesi Robert Levandovski shihet si kandidati më serioz për të gjetur rrugën e rrjetës nga të dy skuadrat, pasi një gol i tij kuotohet 2, ndërsa shoku i skuadrës Sobieç dhe greku Gekas kuotohen me koeficientin 3 për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Friday, 08 June 2012 08:40